I riu u shty me duar te ashensori, arrestohen pronari i restorantit dhe kamerieri pas tragjedisë në Fushë-Krujë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Krujës pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 11 tetor në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, ku humbi jetën një 16-vjeçar që punonte si kamerier në një restorant.
Në pranga janë vënë një 26-vjeçar, me inicialet E. S., i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, si dhe pronari 62-vjeçar i restorantit, A. V., i dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.
Njoftimi:
Krujë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;
-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


