Aktualitet

Fushë-Krujë, humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit/2 të arrestuar!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fushë-Krujë ku një 16-vjeçar humbi jetën në një restorant në fshatin Arrameras. Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin e restorantit, 62 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi dje, në ambientet e restorantit në pronësi të shtetasit A.V., ku 16-vjeçari, nipi i tij ishte i punësuar si kamerier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kamarieri E.S., 26 vjeç, e shtyu me duar të miturin brenda ashensorit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari humbi jetën.

Për këtë ngjarje, 26-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, ndërsa gjyshi i viktimës, për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.