Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shakaja që përgjaku lokalin madhështor të dasmave në Fushë Krujë, FOTO: Kamarierët po luanin kur ashensori u shkëput, 16 vjeçari ishte nipi i pronarit, Afrim Vathi sapo ishte ngjitur vetë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Shakaja që përgjaku lokalin madhështor të dasmave në
Lokali i dasmave "AV Wedding Center"

Godina që shihni në këto fotografi është restoranti madhështor i dasmave në Fushë Krujë, i cili është përgjakur dje nga vdekja e një kamarieri 16 vjeçar. Ai ka qenë duke bërë shaka me kolegun e tij, kur ashensori është shkëputur dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Enes Isaku, 16 vjeç dhe kamarieri tjetër Endri Stafuka 26 vjeç, kanë qenë duke luajtur në një nga katet e sipërme të lokalit të dasmave "AV Wedding Center", kur Stafuka e ka shtyrë Isakun brenda në ashensor dhe ka shtypur katin 1.

Dy të rinjtë ishin duke bërë shaka që njëri të zbriste në katin e parë dhe tjetri të mbetej sipër. Por fatkeqësisht, ky moment loje mes dy kolegëve, është shndërruar në tragjedi.

Shakaja që përgjaku lokalin madhështor të dasmave në
Lokali i dasmave "AV Wedding Center"

Sapo dera është mbyllur, me 16 vjeçarin Enes Isaku që ndodhej brenda tij, kavoja është shkëputur dhe ashensori është përplasur në katin 0. Si pasojë e përplasjes së fortë, kamarieri Enes Isaku ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Raportohet se nga shkëputja e menjëhershme e kavove të ashensorit, është rrezikuar dhe vetë kamarieri 26 vjeçar Endri Stafuka. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë dhe akuzohet për "Vrasje nga pakujdesia".

Ndërkohë, rezulton se pak momente para tragjedisë që i mori jetën 16 vjeçarit Enes Isaku, me ashensor sapo ishte ngjitur deri në katin e sipërm vetë pronari Afrim Vathi. Kamarieri që humbi jetën, ishte nipi i tij.

Shakaja që përgjaku lokalin madhështor të dasmave në
Lokali i dasmave "AV Wedding Center"

Afrim Vathi, 62 vjeç, pronari i lokalit të dasmave "AV Wedding Center" në fshatin Arrameras të Fushë Krujës, ëhstë arrestuar nga Policia e Shtetit për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Deri në këtë fazë të hetimeve, dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale dhe një shaka mes dy kolegëve të lokalit, ka përfunduar me tragjedi për shkak të shkëputjes së ashensorit lëvizës të lokalit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese