Nga LSDM-ja akuzojnë sot se “mafia” ka dalë me një shifër të re, duke premtuar pagë mesatare prej një mijë eurosh. Sipas tyre, kjo është njësoj si pretendimet e mëparshme për rritjen e pensioneve 16 herë, për ekonominë e tretë në Evropë apo për projektin “Geta” që gjoja nuk kushtonte asgjë.
Të lidhura
None found
Ata theksojnë se propozimi për pagë minimale prej 600 eurosh u hodh poshtë në Kuvend. LSDM-ja kishte dorëzuar ligjin, por OBRM-PDUKM nuk e votoi, “E Majta” mungonte në sallë dhe ZNAM gjithashtu nuk dha votën e saj.
Sipas LSDM-së, as dy paga minimale nuk mjaftojnë për të mbuluar shportën e reduktuar qeveritare. Me qiranë e përfshirë, shporta sindikale i kalon 90.000 denarë. Karburantet kanë arritur nivelet maksimale dhe qytetarët nuk kanë as për bukë.
Një pagë mesatare prej një mijë eurosh nuk mund të arrihet me fjalë, por me vepra konkrete, thonë nga LSDM-ja. Kjo nënkupton rritjen e pagës minimale, uljen e shportës sindikale dhe zbatimin e masave që LSDM-ja i propozoi që në fillim të krizës. Megjithatë, asgjë nuk u miratua dhe çmimet shënuan rekorde, ndërsa tani vjen “përralla”.
“Nuk ka 600. Ka një mijë. Nuk ka rrogë. Ka short. Përrallat e hajdutëve nuk kanë fund. Populli paguan faturën”, përfundojnë nga LSDM-ja./Telegrafi/






