LIVE UPDATES
Politike

Korreshi dhe Himçi te "Etika": Masat e kërkuara nga PS për Bardhin dhe Balliun përbëjmë dënim pa ligj, si në komunizëm

Sipas tyre, veprimet e pretenduara ndaj dy deputetëve të opozitës mund të ndëshkohen me përjashtim deri në 10 ditë kalendarike dhe jo deri në 60 ditë, siç parashikon dispozita për të cilën është kërkuar masa. Korreshi dhe Himçi theksojnë se kërkesa e PS-së nuk e klasifikon saktë shkeljen e pretenduar dhe sanksionin përkatës.

12 Tetor 2026, 10:58 Nga E. D
Korreshi dhe Himçi  te "Etika": Masat e kërkuara nga PS
pamjet nga kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kanë kundërshtuar kërkesën e Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj dy kolegëve, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Në qëndrimin e paraqitur në Këshillin e Etikës, Korreshi dhe Himçi argumentojnë se kërkesa e socialistëve është e pabazuar në ligj dhe në Rregulloren e Kuvendit.

Sipas tyre, veprimet e pretenduara ndaj dy deputetëve të opozitës mund të ndëshkohen me përjashtim deri në 10 ditë kalendarike dhe jo deri në 60 ditë, siç parashikon dispozita për të cilën është kërkuar masa.

Korreshi dhe Himçi theksojnë se kërkesa e PS-së nuk e klasifikon saktë shkeljen e pretenduar dhe sanksionin përkatës. Për këtë arsye, dy deputetët e PD-së e cilësojnë kërkesën si një përpjekje për të vendosur një dënim pa ligj, si në kohën e komunizmit dhe kërkojnë rrëzimin e saj.

Qëndrimi i plotë i Saimir Korreshit dhe Blendi Himçit në Këshillin e Etikës:

Në kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore ndaj dy deputetëve të opozitës, përshkruhen këto veprime të deputetëve, që për kërkuesit përbëjnë shkelje disiplinore:

Deputeti Gazment Bardhi:

Në momentin e kalimit në procedurën e votimit u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cenuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.
Sapo filloi votimi iu drejtua Kryetarit të Kuvendit,Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste me fjalë të renda fyese dhe denigruese.
Qëlloi disa herë me shishe uji në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit te Ministrave, deputetëve të Partisë Socialiste.
Deputeti Klevis Balliu:

Në momentin e kalimit në procedurën e votimit u regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike nga deputetë të opozitës, duke cenuar rëndë rendin dhe zhvillimin normal të seancës plenare.
Doli përpara foltores së Kuvendit dhe hodhi vezë në drejtim të Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Küshillit të Ministrave.
Përdori një pajisje zhurmuese në sallën e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të punimeve.
Për të dy deputetët, klasifikimi përmbledhës i shkeljes, përshkruhet si më poshtë nga vetë kërkuesit: “Përdorimi i pajisjeve zhurmuese, aktet e dhunës, fyerjet dhe hedhja e sendeve të forta në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave përbëjnë veprime të cilat janë në kundërshim me Regulloren Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit.”

Në mënyrë të individualizuar, kërkuesit në përfundim,kërkojnë dënimin e:

– Deputetit Bardhi, për shkak se: “mënyrë të perseritur me veprimet e tij te dhunshme dhe të qëllimshme pengoi zhvillimin normal të seances plenare, perdori gjuhë shume te rende fyese dhe denigruese si dhe qëlloi me shishe uji ndaj Kryetarit te Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve te Köshillit te Ministrave, deputetëve te Partise Socialiste dhe punonjësve të Gardës së Republikës.

– Deputetit Balliu, për shkak se: “Në mënyrë të persëritur me veprimet e tij te dhunshme dhe te qellimshme qelloi me vezë, perdori pajisje te zhurmshme, pengoi zhvillimin normal te seances plenare dhe perdori gjuhejoparlamentare ndaj Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve te Këshillit teMinistrave dhe deputetëve te Partisë Socialiste”.

Neni 65/1 i Rregullores së Kuvendit, ka bërë një klasifikim tëveprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë shkelje disiplimore, si dhe sanksionin që shoqëron secilin prej tyre. Dënimet jashtë këtyre shkeljeve, apo sanksioni jashtëparashikimit të bërë për veprimin konkret, klasifikohet si “dënim pa ligj”, si në kohën e komunizmit.

Konkretisht, pika 1, e nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, parashikon se: “1. Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë kalendarike” i jepet deputetit: a) kur edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesi i seancës/mbledhjes, bën thirrje për përdorim dhune, pengon zhvillimin e rregullt të seancës plenare/ mbledhjes së komisionit, shkakton kaos në seancë plenare/ komision, fyen, kërcënon ose dhunon deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, apo përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës,Kryeministrin ose institucione të tjera shtetërore”.

Ndërsa pika 7, e po të njëjtit nen, parashikon se: “7. Masa disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 60 ditë kalendarike” jepet nërastet: a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit/ brenda mjediseve të Kuvendit;”.

Duke u rikthyer tek pretendimet e kërkuesit, shkelja që ka kryer deputeti Bardhi dhe Balliu, mund të përmblidhen bazuar në veprimet që përshkruan kërkuesi, në tre elementë:

a) Pengimi i zhvillimit të rregullt të seancës plenare;
b) Shkaktimi i kaosit në seancë plenare;
c) Fyerja dhe dhunimi me sende i deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë.
Pra, për vetë kërkuesit, nuk rezulton që të ketë pretendime për përdorim të lëndëve apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit. Për pasojë, kërkesa e tyre për marrjen e masës disiplinore, sipas pikës 7, të nenit 65/1, të Rregullores, është e pabazuar, sa kohë nuk ka asnjë pretendim për përdorim të mjeteve piroteknike apomjeteve të ngjashme në pasoja me to.

Veprimet e përshkruara nga kërkuesi, si: Pengimi i zhvillimit të rregullt të seancës plenare; Shkaktimi i kaosit në seancë plenare; Fyerja apo dhunimi me sende i deputetët e tjerë, drejtuesin e seancës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të ftuarit ose persona të tjerë, mund të klasifikohen benda fushës së veprimit të pikës 1, të nenit 65/1, të Rregullores së Kuvendit. Sanksioni në këtë rast nuk mund të jetë kurrë, më shumë se 10 ditë kalendarike. Kjo edhe përfaktin, se sesioni ri parlamentar ka nisur në 8 Shtator 2026, dhe nuk rezulton që brenda këtij sesioni ndaj deputetëve Bardhi dhe Balliu, të jenë marrë masa disiplinore të tjera më parë. Për pasojë, nuk jemi as në kushtet e pikës 6, të nenit 65/1, të Rregullores.

Përsa më lart, rezulton se kërkesa e deputetëve të grupit parlamentar të PS, për marrjen e masës disiplinore dhe dënimin e dy deputetëve të opozitës, sipas pikës 7, të nenit 65/1 të Rregullores, është e pabazuar në ligj dhe Rregullore, dhe për pasojë është abuzive dhe e papranueshme. Kërkesa e tyre duhet të rrëzohet, sepse nuk ka bërë klasifikimin e duhur të shkeljes dhe sanksionit referuar veprimeve të përshkruaradhe që shoqërohen me pamjet përkatëse./Dosja.al

saimir korreshi blendi himçi

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela