
Ish-qendërmbrojtësi Lele Adani është treguar i rëndë me yllin e Kosovës Edon Zhegrova duke deklaruar se ky i fundit nuk është lojtar për nivelin e Juventusit.
Zhegrova u inkuadrua në pjesën e dytë ndaj Cagliarit, ku dha sinjale pozitive për të kompletuar driblime, si dhe ishte afër të shënonte – megjithatë portieri vendas rezultoi të jetë gjithnjë në vendin e duhur.
Adani i cili tanimë është angazhuar si analist futbolli, duket se nuk ka mbetur i kënaqur me Zhegrovën.
“Futbolli është i çuditshëm këto ditë dhe nuk është plan i keq për të pasur disa ide, por problemi është te limitet. Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit. Ai është lojtar që luan gjysmë ore, Juve nuk mund të ketë këto lloje lojtarësh”.
“Na duhen lojtarë që janë të gatshëm për të startuar, jo që luajnë 30 minuta. Zhegrova është lojtar që mund të luajë në mesin e tabelës, por klubi mund të bëjë hapë përpara kur të ketë një sulmues si ai që luan në tri ndeshje radhazi”, nënvizoi ai. Versus.al

