Zelensky gati për “armëpushim energjetik” me Rusinë, kërkon garanci nga SHBA-ja

12 Tetor 2026 | 10:54

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur “armëpushimin energjetik” me kusht, tha ai, që edhe Rusia të bënte të njëjtën gjë.

“Jemi gati të nënshkruajmë garanci për armëpushimin ”, tha Zelensky në Forumin e Sigurisë në Varshavë, duke shtuar se “SHBA-të duhet të sigurohen që rusët të respektojnë ‘armëpushimin energjetik’”.

“Ne kemi nevojë për presionin e SHBA-së mbi Rusinë, jo për heqjen e sanksioneve, për të arritur armëpushimin”, shtoi presidenti ukrainas.

Megjithatë, ai akuzoi Moskën për mosrespektimin e armëpushimit të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke shkelur objektet energjetike të Ukrainës dhe shtoi se “nëse Rusia dëshiron që ne të ndalojmë sulmet ndaj rafinerive të saj, atëherë duhet të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës sonë energjetike”.

Presidenti amerikan këmbënguli që marrëveshja për “armëpushimin energjetik” të hyjë në fuqi “menjëherë” , megjithatë pa dhënë detaje të mëtejshme.

Qëllimi i Uashingtonit është t’i mundësojë Rusisë të zbatojë një marrëveshje mbi furnizimin me naftë të SHBA-së  dhe tregut ndërkombëtar , e cila u arrit së fundmi.

Marrëveshja për naftë, e cila parashikon heqjen e përkohshme të sanksioneve mbi importet e produkteve ruse , po shkakton gjithnjë e më shumë reagime.

Zelensky e ka quajtur atë një dhuratë për Presidentin rus Vladimir Putin . Zyrtarët evropianë, si dhe politikanët amerikanë, përfshirë anëtarët e Partisë Republikane të Trump, kanë shprehur kundërshtimin e tyre.

Marrëveshja është përpjekja e fundit e Trump për të frenuar çmimet e karburantit në SHBA përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit . Për muaj të tërë, presidenti amerikan është përballur me pasojat politike të luftës me Iranin , të cilat kanë çuar në një rritje të çmimeve ndërkombëtare të karburantit, veçanërisht të naftës.

Ky zhvillim ka implikime për popullaritetin e Trump, pasi konsumatorët amerikanë paguajnë më shumë për karburantin në stacionet e benzinës , duke shkaktuar reaksione zinxhir të rritjes së çmimeve, si dhe një rritje më të gjerë të inflacionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komandanti i NATO-s: Jemi gati të luftojmë sonte nëse sulmohemi

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, deklaroi në Forumin e Sigurisë në Varshavë se Aleanca është e gatshme...
13:59 | 12/10/2026

Zgjedhjet e parakohshme në Spanjë, krijohet një parti e re! Kush është Miriam Gonzalez

Avokatja Miriam Gonzalez po hyn në politikë para zgjedhjeve në Spanjë me partinë e re Democracia21. Ajo është e martuar me politikanin britanik Nick Clegg,...
13:53 | 12/10/2026

Ministrja gjermane e Punës dhe bashkëkryetarja e SPD-së, Baerbel Bas jep dorëheqjen

Ministrja e Punës e Gjermanisë dhe bashkëkryetare e partisë së qendrës së majtë SPD, Baerbel Bas dha dorëheqjen nga të dyja postet të hënën, duke...
13:42 | 12/10/2026