web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EKSKLUZIVE/ Pse u largua nga detyra drejtori i Burgjeve

12 Tetor 2026, 10:59, Aktualitet CNA



Sot, Adriatik Kupi ka deklaruar dorëheqjen e tij si drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kupi shkruante se gjatë kësaj periudhe është hasur me vështirësi, pasi, sipas tij, kishte probleme që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme, vendime të vështira që duheshin marrë dhe përgjegjësi që nuk mund të shtyheshin as me minuta.

Por pse u largua nga detyra Adriatik Kupi?

Burime për CNA kanë bërë me dije se dorëheqja e Adriatik Kupit ka ardhur pas një konflikti të ashpër me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale.

Të njëjtat burime thanë për CNA se Veliaj gjatë detyrës së Kupit si drejtor i Burgjeve ka kërkuar më shumë benefite, ka kërkuar të ketë më shumë takime apo kushte për të kryer detyrën e tij si kryebashkiak.

Megjithëse konsiderohej si njeri i Veliajt, në këtë rast mësohet se Kupi nuk ka pranuar të tejkalojë ligjin dhe ta shkelë atë për të favorizuar Veliajn.

Burime për CNA thanë se konflikti i Kupit me kryebashkiakun ka qenë shumë i ashpër, aq sa duket se ka çuar në dorëheqjen e tij si drejtor i Burgjeve./ CNA





Lajmet e fundit nga