POLITIKË /

Gjuajtën Ramën me vezë dhe shishe uji, "Etika" përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun

Anëtarët e PD në Sekretariatin e Etikës u shprehën se vendimi ishte i paracaktuar me urdhër të kryeministrit Rama.

Shkruar nga Versus

Gjuajtën Ramën me vezë dhe shishe uji, "Etika"

Sekretariati i Etikës ka vendosur miratimin e kërkesës së socialistëve për përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu të cilët goditën me vezë e shishe uji kryeministrin Edi Rama. 

“Ata thonë ne ju përjashtojmë 2 muaj sepse ju goditët me dhunë naltmadhninë e tij. Padiskutim që do ta ankimojmë”- u shpreh Balliu mes të tjerash teksa foli para mediave duke theksuar se kjo ishte përpjekje e PS për të goditur grupin parlamentar të demokratëve.

Tensionet u shënuan në mbyllje të seancës maratonë për Reformën Territoriale ku kryeministri Edi Rama u shfaq në fund kur u votua propozimi socialist për shkrirjen e 15 bashkive. Versus.al

Poll