Kryeministri britanik, Andy Burnham tha se Mbretëria e Bashkuar e ka të qartë se ka pasur ndërhyrje ruse në referendumin për BREXIT-in, ndërsa konfirmoi se me të marrë detyrën, i shkuan informacione për ndërhyrjen e mundshme ruse në votimet e vitit 2016.
Kam marrë përgjigjen e qartë se, po, ka pasur, deklaroi Burnhum, pa dhënë detaje rreth mënyrës apo shkallës së aktivitetit të Moskës gjatë atij referendumi. Mendoj se nuk i kemi informuar njerëzit mjaftueshëm për shkallën në të cilën aktorë të huaj po përpiqen të pengojnë dhe të cenojnë proceset tona politike.
Por, aktivistë pro-BREXIT/it thanë se komentet e Burnham-it ishin një tjetër përpjekje e papërshtatshme për të minuar legjitimitetin e vendimit që populli britanik mori në vitin 2016. Pasi më herët kryeministri britanik deklaroi se mund të shqyrtojnë edhe mundësinë që vendi të ribashkohet me Bashkimin Evropian.
Burnham dha edhe një paralajmërim për ndërhyrje të ngjashme ruse në Gjermani e Francë.
Eshtë e rëndësishme që kjo të thuhet qartësisht dhe zyrtarisht, për të ndihmuar votuesit në Gjermani dhe Francë të kuptojnë se një pjesë e kësaj politike nxitet nga armiqtë tanë, në një kohë kur partitë e ekstremit të djathtë po shënojnë rritje në ato vende.