AKTUALITET, 12 October 2026, 10:33

VIDEO/ Ish-drejtuesja e AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK me avokaten e saj

VIDEO/ Ish-drejtuesja e AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokatja e saj.

Karçanaj po hetohet për AKSHI-n, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’.

SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.