134 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan me ironi se Daçiç mund të shkojë në Prizren kur të dëshirojë, e madje të këndojë edhe këngën “Mora mandolinën”.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiçit për Prizrenin, duke i cilësuar ato si provokim. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan me ironi se Daçiç mund të shkojë në Prizren kur të dëshirojë, e madje të këndojë edhe këngën “Mora mandolinën”, ndërkohë thekson se tani nuk është koha për tu marrë me provokime.
Ish-presidenti përmend edhe nderimet shtetërore që, sipas tij, iu bënë Ratko Mlladiçit, të dënuarit për krime lufte, duke thënë se deklaratat e Daçiçit nuk duhet të habisin askënd.
Reagimi i Metës në Facebook:
Ivica Daçiç mund të shkojë në çdo kohë në Prizren nëse ka nostalgji për fëmijërinë e tij dhe ta këndojë edhe këngën “Mora mandolinën”, ashtu siç di vetëm ai dhe siç e kam dëgjuar live disa herë. Por nuk është koha për t’u marrë me provokimin e tij, që nuk ka pse të habisë askënd, pas nderimeve publike shtetërore, që ju bënë Kasapit të Srebrenicës, Ratko Mlladiç.
Në këto dy javë të gjitha institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, të gjithë politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës, duhet t’ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Serbi, të gjithë shqiptarëve në Kosovë, në Zvicër, SHBA dhe kudo në diasporë, që kanë të drejtën e votës në Serbi, të bëjnë çdo sakrificë dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi për Listën e Përbashkët “Koalicioni Shqiptar”.
Në veçanti, ju bëj thirrje të gjithë studentëve shqiptarë nga Lugina, që studiojnë në Shqipëri dhe Kosovë, të gjithë atyre që janë diplomuar në Shqipëri dhe Kosovë, të japin të parët shembullin, jo vetëm duke votuar më 25 tetor në Serbi, por edhe duke u bërë thirrje familjarëve, të afërmve, miqve dhe të njohurve të tyre shqiptarë kudo ku janë, me të drejtë vote në Serbi, që të votojnë edhe ata.
Kjo mundësi historike nuk duhet humbur! Është e vetmja rrugë, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Serbi, për t’i dhënë fund pasivizimit të adresave që është një genocid i pastër edhe pse i padukshëm, por në thelb ekstreminues për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Serbisë. Ndaj të gjithë duhet të punojnë për këtë qëllim, që të ketë sa më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, që të ngrenë zërin që Qeveria e Serbisë të respektojë marrëveshjet në të kaluarën.
Sa më shumë deputetë shqiptarë të ketë në Parlamentin e Serbisë, aq më i mundshëm është edhe demokratizimi i Serbisë dhe avancimi i të gjitha çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën, të drejtat dhe të ardhmen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Serbi. Edhe 13 ditë që shqiptarët e Serbisë të kenë përfaqësimin më të fuqishëm dhe më historik në Parlamentin e Serbisë dhe t’ja këndojnë aty live Ivica Daçiçit këngën “Mora mandolinën”, që dhe ai të çmallet me fëmijërinë e vet./Dosja.al
Balliu dhe Bardhi TIRANË- Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputet&eu...
pamjet nga kuvendi TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kanë kundërshtuar k&eum...
pamje nga takimi TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zy...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëvendëskryemini...
Gideon Sa’ar TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë...
pamjet nga kuvendi TIRANË- Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për pë...
Grupi i PS-së TIRANË- Parta Socialiste, pritet të zhvillojë ditën e mërkurë një mbledhje të zgjeruar të g...
Ministria e Jashme TIRANË- Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas deklaratave të ministrit serb Ivica Daçiç, i cili gjat...
Justina Shiroka Pula dhe Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shum&e...