134 ditë protestë kundër Ramës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh: Qeveri e krimit, qeveri e drogës
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
VIDEO/ Shpërthen në ecje makina në Gjirokastër, policia nis hetimet 10 Tetor, 22:12 EMRAT+PAMJET/ Shpë...
Tekniku i “Albiceleste” përfundoi garën Gran Fondo në Buenos Aires 129 km të gjatë për 3 orë, 17 minuta e 21 sekonda, duke u renditur i 79-ti në kategorinë e tij.

ARGJENTINE - Lionel Scaloni tregoi se pasioni për sportin nuk kufizohet vetëm te futbolli. Trajneri që udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022 la për pak kohë stolin e kombëtares dhe iu bashkua një sfide krejt ndryshe, duke marrë pjesë në garën çiklistike Gran Fondo de Buenos Aires.
Tekniku argjentinas përshkoi plot 129 kilometra në rrugët e kryeqytetit, duke e përfunduar garën pas 3 orësh, 17 minutash dhe 21 sekondash. Me këtë rezultat, Scaloni u rendit në vendin e 79-të në kategorinë Men's Master B2.
Një detaj interesant është se të njëjtën kohë regjistroi edhe motra e tij, Corina, e cila gjithashtu mori pjesë në këtë aktivitet.
Pas përfundimit të garës, Scaloni nuk e fshehu kënaqësinë për këtë eksperiencë, duke vlerësuar veçanërisht mundësinë për të pedaluar nëpër rrugët e Buenos Airesit pa trafikun e zakonshëm.
“Është shumë bukur të ngasësh biçikletë në Buenos Aires. Është fantastike, veçanërisht pa makina”, u shpreh ai për televizionin A24.
Kështu, trajneri kampion bote provoi një sfidë të re sportive, duke dëshmuar se edhe jashtë fushave të futbollit gjen mënyra për të ushqyer pasionin e tij për sportin.
View this post on Instagram
B.T (Dosja.al)
ITALI - Problemi lidhet edhe me mënyrën e lojës së skuadrës, ndërsa Endrick shihet si një alternativë interesante. Go...
ARABIA SAUDITE - Al Nassr kthehet në Ligën e Kampionëve të Azisë këtë të hënë (19:45) kur pret Neftchi Fargo...
TIRANE - Java e gjashtë e Abissnet Superiore solli rezultate të rëndësishme në garën për kreun dhe mbijetesën. Te...
SPANJE - Vinicius dhe Virginia Fonseca i kanë dhënë fund lidhjes së tyre katër muaj pasi u pajtuan, sipas raportimeve të m...
ZVICER - Kalendari i ri ndërkombëtar i FIFA-s, që hyn në fuqi nga sezoni 2026/27, po vihet në qendër të kritikave. Pushime...
José Mourinho feston rezultatin 1-0 me Diomande dhe Bellingham. SPANJE - Real Madridi fitoi ndaj Villarrealit, por tri pikët u shoqëruan m...
BRAZIL - Shtatë vjet pas përvojës së tij të fundit si trajner, Clarence Seedorf zyrtarisht kthehet në stol. Ish-kampioni holande...
GJERMANI - Freiburgu është lideri i ri në Bundesligë, me pikë të barabarta me Borussia Dortmundin , pasi mposhti Schalken e sapo...
ITALI - Tensionet u rritën në fund të ndeshjes Cagliari-Juve midis trajnerit të Juventusit, Luciano Spalletti, dhe trajnerit sardian, Fabi...
ITALI - Lazio vazhdon të befasojë në Serie A. Skuadra kryeqytetase mposhti Monzën me rezultatin 3-1 në “Olimpico”, në...