
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar vizitoi sot Tiranën ku zhvilloi një takim me homologun e tij shqiptar Ferit Hoxha me të cilin firmosi marrëveshje në disa fusha para se të takohej me kryeministrin Edi Rama.
Në qendër të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve Shqipëri-Izrael duke nisur nga shkëmbimi i pikëpamjeve me sfidat e sigurisë globale dhe rajonale. Të dy nënshkruan marrëveshjen për Bashkëpunim të Përgjithshëm e cila krijon mekanizëm të gjerë bashkëpunimi ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe kompanive izraelite në fusha si ekonomia, tregtia inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, shëndeti, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë së Izraelit, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje që garanton paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin. Versus.al

