Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme

12 Tetor 2026, 11:40Rajoni TEMA
Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kundërshtuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se ato bien ndesh me detyrimet e vendit ndaj BE-së.

Kos vuri në dukje veçanërisht problemin e ndryshimit të rregullave ligjore ndërkohë që një proces gjyqësor është në zhvillim, duke e cilësuar këtë praktikë të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për sundimin e ligjit.

“Dua gjithashtu të theksoj qartë se ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara bie ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Dhe kjo është e papranueshme. Ndryshimi i rregullave ndërkohë që një procedurë gjyqësore është në zhvillim e sipër, bie ndesh me çdo standard ndërkombëtar të vendosur për sundimin e ligjit,” u shpreh Kos.

Lini një Përgjigje