LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Etika' merr vendimin/ Përjashton me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, deputetët: Vendim i paracaktuar nga Rama

• Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun. • Masa disiplinore u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët për hedhjen e shisheve me ujë dhe vezëve në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë, gjatë seancës për votimin e Reformës Territoriale. • Përveç përjashtimit nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, Bardhi dhe Balliu nuk do të përfitojnë as pagën gjatë 60 ditëve. • Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pasi gjatë votimit të Reformës Territoriale hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë. • Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë të PS-së, dy deputetët e opozitës akuzohen për incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike.  • Pas Vendimit të "Etikës", reagoi edhe Balliu, duke e cilësuar absurde, që goditja me vezë të merret si një akt dhune. • Ai theksoi ndër të tjera se çdo vendim vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

4 artikuj për këtë temë.

21 MINUTA ME PARE

"Sot mora vesh që veza qenka lëndë piroteknike"/ U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin idiotësirat dhe të thonin “morëm urdhër”

'Etika' merr vendimin/ Përjashton me 60 ditë nga Kuvendi
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar, pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 ditë nga seancat plenare në parlament. Duke folur për mediat, Balliu tha se është absurde, që goditja me vezë të cilësohet si një akt dhune. Ai theksoi ndër të tjera se çdo vendim vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

"E para ndodh vetëm prej urdhrit të sugar dady të Gys Agasit shokut Edvin. Nuk ka rregullore që përjashton deputetët për 2 muaj. Hera e parë që morëm vesh se veza qenka lëndë piroteknike. Jo se e bën veza. Veza nuk është lëndë piroteknike në mendimin tim. Shishja e parë lëshohet nga PS. Nuk ka njeri nga PS që të merret masë prej tij. Neve na kërkohet përjashtimi për 2 muaj. Kemi ofenduar Niko Peleshin. Çfarë e kemi ofenduar? Ministrat e tjera? As nuk e di kush janë aty. Aty është vetëm Edi Rama. Minimalisht të na kursenin idiotësirat dhe të thonin të vërtetën se sugar daddy i Gys Agasit na ka urdhëruar," tha Balliu./Dosja.al

22 MINUTA ME PARE

Përjashtimi me 60 ditë nga Kuvendi për Bardhin dhe Balliun/ Korreshi: Dënim i dhënë jashtë rregullores, ishte vendim i paracaktuar nga Edi Rama

'Etika' merr vendimin/ Përjashton me 60 ditë nga Kuvendi
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 ditë të dy deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Duke folur për mediat, Korreshi tha se ky është një dënim i dhënë jashtë rregullores dhe i paracaktuar nga Edi Rama. Korreshi theksoi ndër të tjera se në seancë nuk ka pasur lëndë piroteknike dhe as dhunë.

"Është një dënim i dhënë jashtë rregullores. Kjo është shkelje e rëndë e rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Maksimumi duhet të ishte përjashtim 10 ditë. Nuk ka pasur lëndë piroteknike në seancë. Seanca ka qenë publike dhe nuk ka pasur asnjë dhunë. Ishte vendim i paracaktuar nga Edi Rama dhe këta të tjerët bëjnë çfarë thotë kryeministri," tha deputeti Saimir Korreshi./Dosja.al

34 MINUTA ME PARE

'Etika' merr vendimin, përjashton me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

'Etika' merr vendimin/ Përjashton me 60 ditë nga Kuvendi
Balliu dhe Bardhi

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun.

Masa disiplinore u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët për hedhjen e shisheve me ujë dhe vezëve në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë, gjatë seancës për votimin e Reformës Territoriale. Përveç përjashtimit nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, Bardhi dhe Balliu nuk do të përfitojnë as pagën gjatë 60 ditëve.

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, pasi gjatë votimit të Reformës Territoriale hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë. Në kërkesën e firmosur nga 10 deputetë të PS-së, dy deputetët e opozitës akuzohen për incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike./Dosja.al

3 ORE ME PARE

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Bardhin e Balliun, Sekretariati i Etikës vendos sot për dy deputetët demokratë

'Etika' merr vendimin/ Përjashton me 60 ditë nga Kuvendi
pamjet nga kuvendi

TIRANË- Sekretariati i Etikës pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin me dy muaj nga Kuvendi të deputetëve demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Partia Socialiste kërkon përjashtimin e dy deputetëve nga seancat dhe komisionet parlamentare, pas tensioneve të regjistruara në seancën plenare ku u votua Reforma Territoriale. Gjatë votimit të Reformës Territoriale deputetët e opozitës hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve socialistë.

Kërkesa për masa disiplinore mban firmën e 10 deputetëve socialistë. Në argumentet e paraqitura, ata e cilësojnë sjelljen e dy deputetëve të opozitës si incidente të rënda, duke përmendur fyerje, provokime dhe sulme fizike gjatë seancës parlamentare.

Tashmë, vendimi i Sekretariatit të Etikës do të përcaktojë nëse Bardhi dhe Balliu do të përballen me masën e kërkuar nga mazhoranca. Në rast se kërkesa miratohet, dy deputetët demokratë do të mbeten për dy muaj jashtë seancave plenare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare si dhe nuk do të marrin as pagat e tyre./Dosja.al

gazment bardhi klevis balliu

Sondazh

Poll

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela