web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përjashtimi i Balliut dhe Bardhit nga Kuvendi/ Këlliçi: Ndëshkim me porosi të Ramës

12 Tetor 2026, 11:40, Politikë CNA

Përjashtimi i Balliut dhe Bardhit nga Kuvendi/ Këlliçi:

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e deputetit Klevis Balliu dhe kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, me 60 ditë nga Kuvendi nga Sekretariati i Etikës.

Këlliçi, në reagimin e tij, thekson se ky është një linçim me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Këlliçit, nëse do të kishte mundësi Rama do t’i merrte opozitës, muaj, vite, madje do t'u hiqte fare mandatet.

Ai shton se këto masa nuk e stepin opozitën e as nuk na shkurajojnë në betejën tonë me regjimin.

“Përjashtimi me 60 ditë i kolegëve Bardhi dhe Balliu, nuk është aspak masë disiplinore. Është ndëshkim me porosi.

Është linçim me firmën e Edi Ramës. Po ta kishte të mundur, kreu i organizatës do t'i merrte opozitës, muaj, vite, madje do u hiqte fare mandatet.

Edi Rama është i njëjti që ka bërë çdo gjë kundër PD deri në komplote duke korruptuar zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.

Këto masa nuk e stepin opozitën e as nuk na shkurajojnë në betejën tonë me regjimin.

Çdo sjellje tjetër ndaj autokratit të korruptuar, përveç përplasjes, do të ishte tradhti ndaj interesit publik”, shkruan Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga