RAPORTI QË RRËZON HARTËN E PS-së
Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Luç...

Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme.
Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kos kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim.
“Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos.
Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.
“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Zgjerimi europian po ecën përpara. Nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së”, tha ajo.
Deklarata e Kosit vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi, javën e kaluar, ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale. Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin - me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.
Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor.
Ndryshimet ligjore synojnë të kufizojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke ngushtuar periudhën kohore dhe kategoritë e veprave penale që ato mund të trajtojnë.
Ato parashohin, ndër të tjera, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.
BE-ja kërkon respektimin e pavarësisë së Speciales
Deklarata e Kosit është paralajmërimi më i fundit nga BE-ja lidhur me ndryshimet ligjore.
Më 8 tetor, Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
Në reagim, BE-ja theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014 dhe 2015, dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.
BE-ja i bëri thirrje Kosovës të respektojë detyrimet ndërkombëtare, të garantojë pavarësinë e gjykatës, drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e dëshmitarëve.
Shqetësime të ngjashme shprehu edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, duke theksuar se pavarësia e Dhomave të Specializuara nuk mund të cenohet.
PDK-ja, nga ana tjetër, e kundërshtoi vlerësimin e BE-së.
Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, tha se ndryshimet nuk shkelin asnjë detyrim ndërkombëtar të Kosovës.
Sipas PDK-së, synimi nuk është mbyllja e gjykatës, por kufizimi i mandatit të saj në përputhje me qëllimin për të cilin ishte themeluar.
Kryeministri Albin Kurti, ndërkohë, i kishte cilësuar ndryshimet si të ngutshme dhe jo mjaftueshëm të analizuara, megjithëse Lëvizja e tij Vetëvendosje i mbështeti ato gjatë shqyrtimit në Kuvend. Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.
Ato u themeluan për të trajtuar pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.
Baza e themelimit të tyre lidhet edhe me marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me BE-në, përfshirë shkëmbimin e letrave të vitit 2014, që parashihte konsultime për ndryshime ligjore që mund të preknin mandatin e gjykatës.
Një tjetër pengesë në marrëdhëniet Kosovë-BE
Kundërshtimi i BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale shton edhe një tjetër çështje mospajtimi në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Prishtinës, në një kohë kur Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.
Kosova aplikoi për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.
Përparimi i saj drejt BE-së varet, ndër të tjera, nga reformat në sundimin e ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Në raportin e fundit për zgjerimin, Komisioni Evropian theksoi se afrimi me BE-në kushtëzohet nga përparimi në demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore.
Ai ritheksoi, gjithashtu, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për perspektivën evropiane të Kosovës.
Rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit e ndërlikon edhe fakti që pesë vende anëtare të BE-së - Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja - vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj./ Rel
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria rus...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përballet me një re...
Autoritetet nepaleze po kërkojnë pesë persona të zhdukur p...
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit,...
Një përson është arrestuar në lidhje me një komplot për të...
Raphaël Glucksmann fitoi në zgjedhjet paraprake për të për...
Presidenti amerikan Donald Trump propozoi ndryshimin e emr...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se një armëpu...
Përballja e administratës Trump me median amerikane po mer...
Sulmi i fundit ndaj aeroportit të Riadit është më i rëndi ...
Papa Leo XIV ka njoftuar se do të operohet në ditët në vij...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovë...
Turqia përuroi një seksion të ri hekurudhor pranë kufirit ...
Turqia ka publikuar një rregullore që u ndalon fëmijëve në...
Protestat studentore në Francë po marrin përmasa gjithnjë ...
Autoritetet lokale bëjnë me dije se nga sulmi në aeroporti...
Pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump se U...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
Një incident është shënuar këtë të diel në ndeshjen e FC D...
Disa tifozë të derbit mes Partizanit dhe Tiranës janë shoq...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndry...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim ...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 m...
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euro...