E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I dënuar për vrasjen e tre personave, Sokol Hoxha kërkon të lirohet nga burgu: Kanë kaluar 26 vite nga dënimi

Sokol Hoxha, 51-vjeçari i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta sigurie. Ai kërkon shuarjen për shkak të parashkrimit të dënimit penal prej 25 vitesh burg, të dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000, për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997.

Hoxha, nga Patosi, kërkon të përfitojë nga mekanizmat e parashikuar në legjislacionin penal, duke pretenduar se ka kaluar afati për ekzekutimin e dënimit. Përveç dënimit të dhënë në Shqipëri, ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia belge për vrasjen e Brunilda Dervishit.

Reklamë

51-vjeçari u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, Belgjikës dhe SHBA-së. Ai u ekstradua në Shqipëri më 6 gusht dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burg të dhënë nga Gjykata e Fierit.

Megjithatë, duke pretenduar se kanë kaluar 26 vite nga dhënia e dënimit pa u ekzekutuar ai, Hoxha i është drejtuar gjykatës me kërkesën për parashkrimin e dënimit penal.

Reklamë

Seanca e zhvilluar një javë më parë u shty për ditën e sotme, me qëllim marrjen e informacionit nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit për çështjen.

Përpara trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtarja Aurora Tusha, prokurorja Malbora Dinaj dhe avokatët Toto Avdija e Rozeta Plaku, Hoxha do të paraqesë kërkesën për shuarjen e dënimit, e cila mund të ndikojë në vijimin e vuajtjes së tij në burg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.