Elvana Shala merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, kërkon bashkëpunime ndërkombëtare për Kosovën

Elvana Shala, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit, i cili nisi punimet të hënën në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Të lidhura

None found

Forumi i këtij viti mbahet me moton “Inovo sot. Ushqe të nesërmen” dhe trajton veprimin global të të rinjve, shkencën e inovacionin, si dhe investimet dhe partneritetet ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në këtë aktivitet, Shala do të shqyrtojë mundësitë për krijimin e lidhjeve me investitorë dhe partnerë ndërkombëtarë, me synim që Kosova të përfshihet në iniciativa që ndihmojnë financimin e projekteve bujqësore dhe nxisin zhvillimin ekonomik të vendit.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve do t’i kushtohet përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje dhe rolit të tyre në hartimin e zgjidhjeve për sfidat ushqimore në nivel global.

Agjenda e forumit përfshin gjithashtu promovimin e inovacionit në bujqësi, aplikimin e teknologjive të reja, kërkimin shkencor dhe ndërtimin e sistemeve ushqimore të qëndrueshme përballë sfidave klimatike.

Në këtë kuadër, platforma “Hand-in-Hand Investment Forum” synon të lidhë qeveritë me investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë, për të mbështetur projektet bujqësore dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Gjatë vizitës në Romë, ambasadorja Elvana Shala pritet të takohet edhe me përfaqësues të vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe që po marrin pjesë në forum.

Takimet synojnë hapjen e mundësive për dialog e bashkëpunim, si dhe avancimin e interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare.


Shtuar më 12.10.2026 11:55

Quantcast