Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në restorantin “Wedding Center Vathi” në Arrameras të Fushë Krujës ku një kamarier 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shkëputjes së ashensorit brenda restorantit. *Në pranga për ngjarjen kanë rënë kamarieri tjetër Endri Stafuka, 26 vjeç për vrasje nga pakujdesia dhe pronari i restorantit, Afrim Vathi i cili gjithashtu është gjyshi i të miturit që ndërroi jetë. *Gjithçka dyshohet se ndodhi gjatë një momenti pakujdesie teksa kamarierët bënin shaka me njëri tjetrin dhe njëri prej tyre e shtyu të miturin brenda ashensorit që u shkëput papritmas.
Pronari, gjyshi i viktimës, shakaja mes kolegëve që i mori jetën kamarierit të mitur tek “Wedding Center Vathi”
Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur dje në restorantin 'Wedding Center Vathi' në Arrameras të Fushë Krujës ku një kamarier 16 vjeçar humbi jetën si pasojë e shkëputjes së ashensorit.
Në pranga për ngjarjen ra kolegu i tij 26 vjeçar Endri Stafuka dhe pronari i restorantit Artur Vathi. Mësohet se Stafuka, viktima dhe një tjetër koleg po bënin shaka me njëri-tjetrin kur papritur ndodhi tragjedia dhe ashensori u shkëput.
I mituri që ndërroi jetë ishte nip i pronarit të restorantit. Versus.al
Tragjedi në Fushë Krujë! Shkëputet ashensori, vdes kamarieri 16 vjeçar! Pranga kolegut që e shtyu dhe pronarit
Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë Krujës mbrëmjen e djeshme. Një kamarier 16 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shkëputjes së ashensorit në një restorant.
Në pranga për ngjarjen kanë rënë kamarieri tjetër Endri Stafuka, 26 vjeç i cili e shtyu të miturin brenda kamarierit që u shkëput si dhe pronari Afrim Vathi, 62 vjeç i cili akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
I riu i arrestuar akuzohet për vrasje nga pakujdesia. Versus.al

