Një 16 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një shakaje të tepruar mes punonjësve të një lokali në fshatin Arameras të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës, kur i mituri ndodhej në ashensorin e lokalit bashkë me kamerierin tjetër të lokalit, identifikuar si 26 vjeçari Endri Stafuka. Dy të rinjtë po bënin shaka me njëri-tjetrin në momentin kur 16-vjeçari hyri në ashensor për të zbritur në katin e parë të lokalit. Gjatë këtij momenti, Stafuka dyshohet se e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin e ashensorit, me qëllim që kolegu i tij të zbriste poshtë. Por situata mori një kthesë tragjike. Në atë moment, ashensori pësoi shkëputje dhe 16-vjeçari u përplas me kokë në pllaka, duke humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, shkëputja e menjëhershme e ashensorit rrezikoi edhe jetën e kamarierit tjetër, i cili tashmë është arrestuar nga policia.