Manuel Neuer pati një pasdite për t’u harruar në barazimin 2-2 të Bayernit të Mynihut ndaj Augsburgut, duke gabuar në të dy golat e pësuar nga kampionët gjermanë.
Drejtuesit e klubit nuk i shmangën komentet për paraqitjen e portierit veteran, ndërsa trajneri Vincent Kompany foli për dy gabime individuale që i kushtuan skuadrës pikë të rëndësishme.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Neuer. Pas vetëm tetë sekondash lojë, një gabim i tij i dha mundësinë Robin Felhauerit të përfitonte dhe të dërgonte topin në rrjetë. Mesfushori i Augsburgut shfrytëzoi portën e pambrojtur, duke realizuar golin më të shpejtë në historinë e Bundesligës.
Drejtori sportiv i Bajernit, Maks Eberl, e analizoi hapur episodin.
Sipas tij, Neuer nuk e kontrolloi mirë topin dhe më pas tentoi ta largonte në një mënyrë tepër të rrezikshme, duke i dhënë kundërshtarit mundësinë të shënonte.
Problemet për portierin nuk përfunduan me golin e parë. Në minutën e 64-t, Neuer grushtoi një goditje, por topi përfundoi te Rodrigo Ribeiro, i cili përfitoi për të shënuar golin e dytë të Augsburgut.
Eberl pranoi se përgjegjësia për golin e parë ishte e qartë, ndërsa për të dytin theksoi se në aksion ishin përfshirë edhe lojtarë të tjerë të Bayernit.
Trajneri Vincent Kompany ishte më kritik, duke folur për dy gabime individuale të mëdha.
Megjithatë, ai u përpoq të mbronte skuadrën, duke kujtuar se edhe futbollistët më të mëdhenj mund të kenë ditë të vështira.
Për Bayernin, barazimi 2-2 është një rezultat zhgënjyes, ndërsa paraqitja e Neuer ka rikthyer pikëpyetjet për sigurinë e portës në një moment të rëndësishëm të sezonit.
© SYRI.net
Milani nuk bind me Amorim, barazimi me Sassuolon nervozon edhe pronarin Cardinale
Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj shkëlqen me dopjetë dhe asist, Ernest Muçi e Indrit Tuci gjejnë rrugën e rrjetës
E zbulon gazetari spanjoll: Vinicius shtyu zyrtarin e La Ligës, më pas kërkoi faljeBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: