RAPORTI QË RRËZON HARTËN E PS-së
Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Luç...

Bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kundërshton hartën e re territoriale të propozuar nga PS-ja, duke iu referuar raportit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili ngre shqetësime për konsultimin me komunitetet e prekura.
Boçi thekson se reforma duhet të garantojë pjesëmarrjen reale të qytetarëve, decentralizimin dhe autonominë e pushtetit vendor. Ai kërkon ndalimin e procesit në formën aktuale dhe publikimin e kritereve mbi të cilat mbështetet propozimi.
“PS mund ta miratojë hartën me votat e saj, por nuk mund ta kthejë imponimin në konsensus”, shprehet Boçi.
Deklarata e Boçit
RAPORTI QË RRËZON HARTËN E PS-së
Raporti i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës i jep përgjigjen më të qartë hartës së PS-së.
Një reformë territoriale nuk mund të vendoset mbi kokat e banorëve dhe të quhet reformë demokratike.
Raporti konstaton se konsultimi për ndryshimin e kufijve vendorë nisi në një fazë të avancuar të procesit dhe nuk duket se u ka garantuar banorëve pjesëmarrje kuptimplotë dhe në kohë.
Më tej, kërkon që komunitetet e prekura të kenë mundësi reale të shprehin qëndrimin e tyre dhe që mendimi i tyre të merret parasysh përpara vendimit përfundimtar.
Ky është thelbi që PS kërkon ta shmangë.
Qytetarët nuk janë dekor për një vendim të marrë paraprakisht.
Bashkitë nuk janë vija në një hartë që qeveria i fshin me shumicën e kartonëve. Ato janë komunitete me identitet, histori, shërbime dhe të drejtë për të vendosur për të ardhmen e tyre.
Raporti vë në dukje edhe prirjen për përqendrim të kompetencave në Tiranë, burimet e pamjaftueshme financiare të pushtetit vendor dhe kapacitetet e kufizuara të bashkive.
Në vend që të fuqizojë qeverisjen vendore, PS po propozon të largojë vendimmarrjen nga komunitetet dhe ta përqendrojë edhe më shumë atë në qendër.
Këshilli i Europës kërkon që reforma të mbështetet te decentralizimi dhe subsidiariteti, që burimet financiare të përputhen me përgjegjësitë dhe që konsultimi të jetë real, gjithëpërfshirës e në kohë. Këto kërkesa përplasen drejtpërdrejt me një hartë të përgatitur pa pëlqimin e komuniteteve dhe të paraqitur si zgjidhje të kryer.
Raporti është qartazi një kërkesë politike dhe institucionale.
Pa pjesëmarrjen reale të banorëve, pa autonomi vendore dhe pa decentralizim, reforma humbet legjitimitetin demokratik.
PS mund ta miratojë hartën me votat e saj, por nuk mund ta kthejë imponimin në konsensus.
Prandaj, kjo hartë duhet të ndalet.
Të dëgjohen banorët.
Të publikohen kriteret.
Të provohet se propozimi përmirëson shërbimet, financat dhe përfaqësimin vendor, jo thjesht kontrollin politik nga qendra.
Një reformë që nis duke shpërfillur qytetarët nuk bashkon territorin, por vetëm ua merr atyre të drejtën për të vendosur mbi të.
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje ...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar një takim k...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë ...
E mërkura pritet të jetë një ditë e ngarkuar për socialist...
Në politikën shqiptare, partitë e reja kundrejt atyre trad...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ...
Të martën e 13 tetorit do të mbahet konferenca e radhës nd...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, kom...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qyt...
Zgjedhjet e reja lokale pritet të mbahen në pranverën e vi...
Lufta brenda PS-së tashmë është e hapur. Deputeti i P...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjek...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qy...
Harta e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashk...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, e konsideron si vdekje ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka koment...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pran...
Kryeministria ka ndarë një reagim për mbylljen e përkohshm...
Shqipëria ka mbyllur kapitullin e parë të negociatave me B...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
Një incident është shënuar këtë të diel në ndeshjen e FC D...
Disa tifozë të derbit mes Partizanit dhe Tiranës janë shoq...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativis...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kush...
Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndry...
Një studim i kohëve të fundit i titulluar “Ekonomia e Kafe...
Gjykata Kushtetuese Federale (Bundesverfassungsgericht) gë...
Në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxheti...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bashkëpunim ...
Tenderi me vlerë rreth 1.09 miliardë lekë apo rreth 11.4 m...
Leku shqiptar ka regjistruar forcimin më të madh ndaj euro...