Shtyhet për më 26 tetor, në orën 10:00, seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Shkak për shtyrjen u bë mungesa e të pandehurve dhe e avokatëve të tyre.
Gjykata vendosi të mos gjobisë avokatët për mungesën në seancë. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 26 tetor, në orën 10:00.













