
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi. Lajmi bëhet i ditur nga Eksiola Shehu, Euronews Albania.
Me këtë vendim, dy deputetët e opozitës nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare për periudhën e përcaktuar nga masa disiplinore.