Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atentati i parandaluar në Lezhë, zbulohen DETAJE tronditëse: Tre të arrestuarit dyshohen për tre vrasje në vend

Shkruar nga Newsbomb
Atentati i parandaluar në Lezhë, zbulohen DETAJE tronditëse: Tre
Policia parandalon atentatin dhe arreston të rinjtë ne Lezhe

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Elden Tarjas, Kristian Ymerit (Shkambi) dhe Vinçesk Pirolit. Të tre këta shtetas u arrestuan me 10 tetor, pasi dyshohet se ata kishin planifikuar një atentat, i cili u parandalua nga Policia e Lezhës.

Sipas dyshimeve të grupit hetimor, tre personat mund të jenë të përfshirë në tre vrasje të kryera gjatë dy viteve të fundit. Hetuesit po vijojnë mbledhjen e provave, ndërsa dyshohet se ata mund të jenë vrasës me pagesë.

Ata dyshohen për ekzekutimin e Artan Myrtajt në Sarandë, si dhe për dy ngjarje të tjera kriminale, një në qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë. Vinçesk Piroli dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit kryesor në këto ngjarje.

Kujtojmë se këta shtetas u arrestuan më 10 tetor, pasi policia u njoftua se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.

Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volksëagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit Vincesk Piroli dhe Kristian Ymeri (Shkambi), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.

Këta shtetas shoqëroheshin në automjet nga bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Elden Tarja, drejtuesi i automjetit, me qëllim largimin nga zona ku kishin planifikuar vrasjen.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese