
Korçë- Gjykata ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Denis Meçe e Leonidha Guçe për gjykim të shkurutar në çështjen e vrasjes së Egli Progës dy vite më parë në Pogradec.
Kështu çështja ndaj tyre do të vijojë me gjykim të zakonshëm duke mos përfituar nga zbritja e dënimit.
Asokohe ngjarja e ndodhur tronditi vendin për shkak edhe se policia u përpoq ta paraqiste krimin si vdekje nga pakujdesia duke thënë se viktima ishte rrëzuar në gjendje të dehur dhe për këtë arsye humbi jetën. Detajet e publikuara zbardhën skandalin e rëndë dhe më pas dy autorët e dhunës ndaj Progës, u arrestuan. Versus.al

