Aktualitet

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit! Dyshohen si autorë të 3 vrasjeve!

Përfundon seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve, Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si “Shkambi”, dhe Vinçesk Piroli.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për të tre.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli, janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie.

Tre të arrestuarit janë shoqëruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) drejt ambienteve të gjykatës. Ata u arrestuan pak ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një atentat, i cili u parandalua nga Policia e Lezhës.

Ata dyshohen si autorë të tre vrasjeve përgjatë dy viteve të fundit.

LEXO EDHE: Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi. I kërkon gjykatës shuarjen e dënimit!

Grupi hetimor po mbledh prova pasi ka dyshime se ata janë vrasës me pagesë. Ata dyshohen se kanë ekzekutuar Artan Myrtajn në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë.

Vinçesk Piroli dyshohet të jetë ekzekutori kryesor në këto ngjarje.

Piroli dhe Ymeri u arrestuan teksa po lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa Tarja dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit. Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe një automjet tip “Volkswagen”.

LEXO EDHE: Atentati me tritol në Gjirokastër, policia merr në pyetje 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.