AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Uashingtoni nuk e sheh më Kosovën si një vend ndaj të cilit ka një përgjegjësi strategjike për ta mbështetur dhe për t’u angazhuar në çështjet e saj, por si një aset me vlerë në rënie, që duhet shfrytëzuar në shërbim të interesave të SHBA-së.

Fron NahziFron NahzingaFron Nahzi
6 hours më parë
në Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Wikimedia Commons.

Kosova më në fund ka dalë nga ngërçi politik, pasi parlamenti zgjodhi një president të ri, pas 20 muajsh përplasjesh politike që çuan në dy palë zgjedhje të parakohshme dhe e çuan vendin në prag të zgjedhjeve të treta.

Por trazirat politike nuk janë aspak pranë fundit. Vendi është përfshirë nga protesta lidhur me aktakuzën ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa vendi mbetet thellësisht i përçarë për të ardhmen e tij politike.

Për një shtet të ri që ende po përpiqet të gjejë drejtimin e duhur politik, një gjë ka munguar dukshëm: Shtetet e Bashkuara. Dikur, Uashingtoni luante rolin e një prindi për Kosovën, duke ndërhyrë për të ndërmjetësuar marrëveshje dhe për të zgjidhur mosmarrëveshje, siç bëri në mënyrë të njohur ambasadori amerikan Christopher Dell në vitin 2011, kur ndihmoi në propozimin e një kandidati për president, pasi udhëheqësit politikë të Kosovës nuk arritën të binin dakord për një të tillë. Sot, Uashingtoni duket ngurrues për ta luajtur atë rol.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, Uashingtoni e ka konceptuar rolin e tij si një mision me një pikëmbërritje të përcaktuar qartë: SHBA-ja do ta fitonte luftën, ndërsa Evropa do të merrte përgjegjësinë për ruajtjen e paqes. Kosova dhe, në një kuptim më të gjerë, Ballkani, do të bëheshin përfundimisht përgjegjësi e Evropës.

Kjo prirje ishte tashmë e dukshme gjatë administratës së parë të Trump-it. Interesi i vetëm i Uashingtonit për Kosovën ishte kryesisht transaksional, pasi administrata synonte të arrinte një përparim diplomatik mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilin Trump-i mund ta paraqiste si një sukses të politikës së jashtme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Nën drejtimin e Joe Biden-it, Kosova mori edhe më pak vëmendje, ndërsa fokusi i Uashingtonit u zhvendos drejt Serbisë, ndikimit në rritje të Rusisë në rajon dhe sfidës më të gjerë të sigurisë evropiane.

Edhe pse marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit kanë ndjekur një trajektore rënëse prej kohësh, ato nuk janë përkeqësuar kurrë në mënyrë kaq të dukshme sa nën administratën aktuale. Uashingtoni ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, e ka lënë vakant postin e ambasadorit amerikan në Prishtinë dhe, ç’është më e rëndësishmja, ka përqafuar vendimet e Dhomave të Specializuara kundër katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, në një kohë kur Presidenti Trump dhe figura të larta pranë tij kishin shprehur më parë kritika ndaj gjykatës dhe prokurorit të saj kryesor, Jack Smith.

Në vitin 2025, përpjekjet e Donald Trump Jr. për të krijuar marrëdhënie me presidentin e atëhershëm serb, Aleksandër Vuçiçin, përfshirë përdorimin e Kosovës si mjet për të fituar simpatinë e Beogradit, si dhe kërcënimi i tij për të vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e pranisë së trupave amerikane atje, ofruan një pasqyrë domethënëse të mënyrës se si administrata Trump e koncepton politikën e saj ndaj Kosovës.

Kosova duket se ka më pak rëndësi për Uashingtonin si një angazhim afatgjatë amerikan dhe më shumë si një kartë negociuese, që mund të përdoret për të ushtruar ndikim kur kjo i shërben objektivave më të gjera të SHBA-së ose interesave personale dhe financiare të personave të përfshirë.

Asgjë nga këto nuk vjen si surprizë. Prej kohësh, Uashingtoni po largohet jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Evropa, duke vënë në pikëpyetje aleancat dhe angazhimet tradicionale, si dhe duke sfiduar gjithnjë e më shumë rolin e NATO-s.

Në këtë kontekst, reduktimi i trupave amerikane në Kosovë, apo edhe tërheqja e tyre e mundshme në të ardhmen, nuk është më e vështirë të përfytyrohet. Dhe me luftën kundër Iranit që po përthith tashmë një pjesë të madhe të vëmendjes së administratës në fushën e politikës së jashtme, Kosova ka gjasa të zbresë edhe më poshtë në listën tashmë të shkurtër të përparësive të Uashingtonit.

Për Prishtinën, realiteti i pakëndshëm është se SHBA-ja mund të mos e shohë më Kosovën si një detyrim strategjik, por si një çështje me interes në rënie, e cila mund të lihet mënjanë sa herë që shfaqen përparësi më të ngutshme.

“Një partner i paparashikueshëm”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Donald Trump në takimin e Bordit të Paqes në Uashington më 21 shkurt 2026. Foto: Vjosa Osmani/Facebook.

Edhe Prishtina ia ka lehtësuar Uashingtonit largimin. Marrëdhëniet e Kosovës me aleatin e saj më të rëndësishëm janë tensionuar jo vetëm për shkak të ndryshimit të përparësive të Uashingtonit, por edhe për shkak të një qeverie që po tregon gjithnjë e më shumë gatishmëri për të sfiduar mbështetësit e saj kryesorë perëndimorë.

Shembulli më domethënës është mosmarrëveshja e zgjatur lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, krijimin e të cilit Kosova pranoi ta realizonte në vitin 2013, por zbatimin e të cilit e ka kundërshtuar vazhdimisht. Uashingtoni e ka bërë të qartë se e konsideron Asociacionin një detyrim që Kosova duhet ta përmbushë.

Përplasja ka shkuar shumë përtej çështjes së Asociacionit. Në vitin 2023, qeveria e Kurtit ndërmori hapa për të vendosur kryetarë komunash shqiptarë në komunat me shumicë serbe, pavarësisht paralajmërimeve perëndimore se një veprim i tillë do të përshkallëzonte tensionet. Kur pasuan dhuna dhe përplasjet, u plagosën më shumë se 30 paqeruajtës të NATO-s, ndërsa Uashingtoni e përjashtoi Kosovën nga një stërvitje e madhe ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja.

Prishtina ka ndjekur gjithashtu politika ndaj komunitetit serb pa u dhënë shumë peshë shqetësimeve të Perëndimit. Ndër to përfshihet vendimi për ta bërë euron të vetmen valutë të ligjshme për transaksionet me para të gatshme, duke i dhënë kështu fund efektivisht përdorimit të dinarit serb në zonat me shumicë serbe.

Të marra së bashku, këto zhvillime kanë kontribuar në krijimin e një perceptimi më të gjerë në Uashington se Prishtina është bërë një partnere e vështirë dhe gjithnjë e më e paparashikueshme. Stili konfrontues i Kurtit, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në marrëdhëniet me Serbinë, BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, e ka vënë vazhdimisht Kosovën në kundërshtim pikërisht me ato qeveri, nga mbështetja politike dhe ushtarake e të cilave ajo varet.

SHBA-ja ka ndryshuar, por edhe Kosova. Dhe ndryshe nga e kaluara, kur Uashingtoni ishte i gatshëm të toleronte zhgënjimet e shkaktuara nga protektorati i tij politik, pasi Kosova shihej si një projekt strategjik amerikan, Uashingtoni i sotëm duket se ka shumë më pak vullnet për ta bërë këtë.

Epokës së politikës së jashtme amerikane si një projekt i ndërtimit të shtetit i ka zënë vendin një qasje më transaksionale: nëse angazhimi nuk i shërben një objektivi të qartë amerikan, interesave personale ose financiare të një anëtari të familjes Trump, apo interesave të një aleati politik, atëherë Uashingtoni ka pak arsye për të investuar në forcimin e marrëdhënieve me Kosovën. Paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike e vendit thjesht e bën një angazhim të tillë më pak tërheqës.

Kosova po hyn në një epokë të re, në të cilën nuk mund ta marrë më si të mirëqenë se Uashingtoni do të jetë aty për të ndërhyrë, për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet e saj politike apo për të shërbyer si mbështetësi i saj i fundit në momente krize. Mesazhi nga Uashingtoni po bëhet gjithnjë e më i qartë: Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga Kosova.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: administrata TrumpAlbin KurtiBashkimi EvropianDonald TrumpJack SmithJoe BidenKosovaSHBAUCK
Trump ose vetëshkatërrimi i një superfuqie

Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

12:19 | 12/10/2026
engin akyurt flag 2325752

Turqisë i kërkohet t’i japë fund përshkallëzimit të censurës në internet

11:54 | 12/10/2026
63h24cp 20251215 181604 121225501 1

Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve

07:14 | 12/10/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit në Durrës

08:26 | 11/10/2026
agasi ia

Ergys Agasi, ‘koordinatori’ me ndikim në majat e pushtetit

07:51 | 10/10/2026
xheni

Padukshmëria e çështjeve LGBTI+ në drejtësinë shqiptare

16:39 | 09/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.