AKTUALITET, 12 October 2026, 12:16

Parandalimi i atentatit/ Operacioni në Lezhë, 3 të arrestuarit, autorë të 3 vrasjeve dy vitet e fundit! Dyshohet se ekzekutuan Myrtajn në Sarandë

Parandalimi i atentatit/ Operacioni në Lezhë, 3 të arrestuarit,

Tre të arrestuarit, dhe Vinçesk Piroli, nga Policia e Lezhës, dyshohen si autorë të tre vrasjeve përgjatë dy viteve të fundit.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se grupi hetimor po mbledh prova pasi ka dyshime se ata janë vrasës me pagesë. Ata dyshohen se kanë ekzekutuar, Artan Myrtajn 'Tani i Ruzhdiut' në Sarandë, si dhe dy vrasje të tjera, një në Qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë.

Vinçesk Piroli dyshohet të jetë ekzekutori kryesor në këto ngjarje.

Dy prej tyre u arrestuan teksa po lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa personi i tretë dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin pas kryerjes së krimit.

Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe një automjet tip “Volkswagen”.

Vinçesk Piroli dyshohet të jetë ekzekutori kryesor në këto ngjarje.

Piroli dhe Ymeri u arrestuan teksa po lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa Tarja dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit. Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe një automjet tip “Volkswagen”.