Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi në një intervistë për “Talking With TVP World” se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë vijës kufitare me Kosovën.
Të lidhura
None found
Sipas tij, Beogradi po mbështet grupe kriminale në Kosovë, të përfshira në kontrabandë dhe veprimtari të tjera kriminale, me synimin për të destabilizuar vendin dhe përmes kësaj të rrezikojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Maqedonci tha se Serbia kërkon të shfaqet si aktor i rëndësishëm në rajon dhe të ndjekë interesa hegjemoniste ndaj të tjerëve.
Ai theksoi gjithashtu se, përveç veprimeve hibride kundër Kosovës, Serbia po e ekspozon vendin ndaj kërcënimeve duke afruar kapacitetet e saj ushtarake dhe policore përgjatë kufirit.
Maqedonci e krahasoi këtë situatë me vendosjen e forcave nga Rusia përpara aneksimit të Ukrainës, duke nënvizuar se pranë kufirit me Kosovën ndodhen 48 baza të forcave ushtarake dhe policore serbe.





