Berisha: Leku shënon rekord botëror për zhvlerësimin në raport me euron, tani e tutje narkos do jetë monedha e re

12:23, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë një konference shtypi në selinë e PD deklaroi se, ‘leku shënon rekord botëror për zhvlerësimin në raport me euron, tani e tutje narkos do jetë monedha e re’.

Berisha: Sot, në historinë e këtij vendi, shënohet rekordi më i zi i kohërave.

EUROSTAT shpall se leku shqiptar thyen rekordin botëror në raport me zhvlerësimin prej tij të euros dhe dollarit, por EUROSTAT është marrë me euron.

EUROSTAT ka studiuar raportin e euros me 40 monedhat kryesore të planetit.

Çfarë gjen EUROSTAT nga studimi i 40 monedhave të planetit?

Gjen se leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron.

Gjen se euro në Shqipëri është zhvlerësuar më shumë se në çdo vend tjetër 33 përqind.

Gjen se zhvlerësimi i dytë më i madh i euros është 18 përqind dhe ky është Izraeli me ekonomi 10 herë, 15 herë më e fuqishme se e Shqipërisë.

Zhvlerësimi i tretë është Zvicra me ekonomi trilion.

Ka një zhvlerësim të lehtë me 6 përqind në Meksikë, tek Sinaloa. Në Serbi me dinarin, 6 përqind.

Ka një zhvlerësim euro me dollarin e Singaporit 3 përqind.

Kurse me dy monedha të tjera, përveçse dy që mbetet pa ndryshim euro ka fituar terren.

Për shembull unë u them këtu, me sterlinën ka fituar 1 përqind.

Me dollarin e Hong Kongut ka fituar 5 përqind.

Me koronën norvegjeze ka fituar 17 përqind. Norvegjia vetëm fondin sovran të investimeve e ka 2 triliard euro.

Pra, çfarë kemi këtu?

Kemi transformimin përfundimtar të lekut në narkos.

Dhe sot e tutje nuk do quhet më lek, por do quhet narkos.

Pesë mijë narkos, kjo do jetë monedha e re e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco