'Etika' merr vendimin/ Përjashton me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, deputetët: Vendim i paracaktuar nga Rama
"Sot mora vesh që veza qenka lëndë piroteknike"/ U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin ...
"Sot mora vesh që veza qenka lëndë piroteknike"/ U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin ...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
Barazimi 1-1 ndaj Tottenhamit, pavarësisht se londinezët luajtën me një lojtar më pak, shton pikëpyetjet për trajnerin Michael Carrick. Megjithatë, kritikat nuk kursejnë as futbollistët, që po vuajnë për të ruajtur nivelin e kërkuar.

ANGLI - Manchester United vazhdon të zhgënjejë, ndërsa pozitat e trajnerit Michael Carrick po vihen gjithnjë e më shumë në diskutim.
Barazimi 1-1 ndaj Tottenhamit në Old Trafford ishte një tjetër rezultat frustrues për “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk arritën ta mbronin avantazhin, edhe pse kundërshtari mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Rodrigo Bentancur në minutën e 78-të.
United kaloi në avantazh me Bryan Mbeumo, por pësoi golin e barazimit në kohën shtesë. Sipas analizës së The Sun, skuadra nuk ka arritur të rikuperohet pas humbjes 2-0 ndaj Hull dhe vazhdon të shfaqë probleme në lojë, veçanërisht në mesfushë.
Carrick, i cili kishte nisur me optimizëm aventurën e tij në janar, tashmë përballet me kritika për zgjedhjet taktike dhe pamundësinë për të gjetur një dyshe të qëndrueshme në mesfushë. Edhe përforcimet nuk kanë dhënë ndikimin e pritur, ndërsa drejtori i futbollit, Jason Wilcox, vihet gjithashtu në diskutim për vendimet e marra.
Megjithatë, përgjegjësia nuk i takon vetëm trajnerit. Portieri Senne Lammens, Harry Maguire, Kobbie Mainoo dhe Bruno Fernandes janë ndër lojtarët që, sipas medias britanike, nuk po japin kontributin e pritur.
Vetë Carrick nuk pranoi të fajësonte futbollistët pas ndeshjes, duke theksuar se gabimet janë pjesë e lojës dhe se detyra e tij është t’i ndihmojë të përmirësohen. Por, me rezultatet që vazhdojnë të mungojnë, presioni mbi trajnerin e Manchester United po rritet.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Ikona e muzikës, Elton John nuk e ka fshehur zhgënjimin për gjendjen e Watfordit, klubit tij të zemrës, që po kalon nj&e...
ARGJENTINE - Lionel Scaloni tregoi se pasioni për sportin nuk kufizohet vetëm te futbolli. Trajneri që udhëhoqi Argjentinën drejt tri...
ITALI - Problemi lidhet edhe me mënyrën e lojës së skuadrës, ndërsa Endrick shihet si një alternativë interesante. Go...
ARABIA SAUDITE - Al Nassr kthehet në Ligën e Kampionëve të Azisë këtë të hënë (19:45) kur pret Neftchi Fargo...
TIRANE - Java e gjashtë e Abissnet Superiore solli rezultate të rëndësishme në garën për kreun dhe mbijetesën. Te...
SPANJE - Vinicius dhe Virginia Fonseca i kanë dhënë fund lidhjes së tyre katër muaj pasi u pajtuan, sipas raportimeve të m...
ZVICER - Kalendari i ri ndërkombëtar i FIFA-s, që hyn në fuqi nga sezoni 2026/27, po vihet në qendër të kritikave. Pushime...
José Mourinho feston rezultatin 1-0 me Diomande dhe Bellingham. SPANJE - Real Madridi fitoi ndaj Villarrealit, por tri pikët u shoqëruan m...
BRAZIL - Shtatë vjet pas përvojës së tij të fundit si trajner, Clarence Seedorf zyrtarisht kthehet në stol. Ish-kampioni holande...
GJERMANI - Freiburgu është lideri i ri në Bundesligë, me pikë të barabarta me Borussia Dortmundin , pasi mposhti Schalken e sapo...