Aktualitet Politikë

‘Shqipëria është një mike e palëkundur e Izraelit’/ Gideon Sa’ar zbardh bisedën me Peleshin në Tiranë!

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale pas takimit që zhvilloi në Tiranë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Sa’ar shprehet se ishte i kënaqur që u takua me Peleshin, ndërsa thekson se Shqipëria dhe Izraeli janë dy demokraci që ndajnë vlera, sfida dhe interesa të përbashkëta, si edhe një miqësi të qëndrueshme.

“Kënaqësi që u takova sot në Tiranë, në kuadër të vizitës sime diplomatike, me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi. Izraeli dhe Shqipëria janë dy demokraci që ndajnë vlera të përbashkëta, sfida dhe interesa të përbashkëta, si edhe një miqësi të palëkundur. Diskutuam për situatën në Lindjen e Mesme, forcimin e lidhjeve ndërparlamentare dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, shkruajti ministri i Jashtëm i Izraelit në postimin e tij.

Takimi vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunimin e Përgjithshëm mes ministrit izraelit dhe homologut të tij shqiptar, Ferit Hoxha, me synimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

LEXO EDHE: Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Mbi 200 artikuj pjesë e kësaj nisme, çmimet nuk ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

Në fokus të vizitës janë bashkëpunimi politik, siguria rajonale dhe zgjerimi i partneritetit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Marrëveshja e nënshkruar më herët parashikon forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, tregtinë, teknologjinë, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe sigurinë.

Takimi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, ishte pjesë e agjendës së vizitës së Sa’ar në Shqipëri, e cila synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.

LEXO EDHE: “Do ta ngre sërish flamurin serb në Kosovë”/ Tirana reagon pas deklaratave të Ivica Daçiç: Kosova, realitet i pakthyeshëm!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.