Kremlini refuzon propozimin e Zelensky-t për 60 ditë armëpushim për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë
Kremlini hodhi poshtë të hënën një ide për armëpushim 60-ditor të propozuar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy për t’i lejuar vendit të tij të mbajë zgjedhje presidenciale, duke thënë se dëshironte një marrëveshje të përgjithshme paqeje.
“Ju lutem i thoni Putinit, na jepni dy muaj, 60 ditë armëpushim të plotë, 60 ditë, dhe ne do të organizojmë zgjedhje”, tha Zelensky të dielën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të hënën se Rusia dëshironte një marrëveshje paqeje afatgjatë në vend të një armëpushimi të përkohshëm.
“Në Kremlin, si Presidenti Putin ashtu edhe zyrtarët në nivele të tjera kanë deklaruar vazhdimisht se ne nuk duam armëpushim”, tha Peskov.
“Ne duam paqe afatgjatë dhe jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta arritur atë”, shtoi ai.
Rusia ka kohë që i ka bërë presion Ukrainës që të mbajë zgjedhje dhe thotë se dështimi i saj për ta bërë këtë e bën Zelensky-n një udhëheqës të paligjshëm. Ndërkohë, zgjedhjet në kohë lufte janë të ndaluara nga ligji ukrainas.
Macron: Nuk duhet t’i nënshtrohemi kërcënimit rus
Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore
Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”
- 12:33 Macron: Nuk duhet t’i nënshtrohemi kërcënimit rus
- 12:27 Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore
- 12:23 “Pasqyra e Çmimeve është unike”, Rama: Shteti bëhet i aksesueshëm vetëm me një “klik”
- 12:15 Aktori shqiptaro-amerikan Nickola Shreli i bashkohet Sylvester Stallone në sezonin e ri të “Tulsa King”
- 12:11 Greva në Belgjikë, paralizohet për të dytën ditë radhazi sektori publik
- 12:00 “Makro dhe mikroekonomia”, dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi