web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Manipulime, gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta”/ Rama prezanton "Pasqyrën e Çmimeve"

12 Tetor 2026, 12:19, Politikë CNA

“Manipulime, gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta”/

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën "Pasqyra e Çmimeve" dhe nismën “KURSE”.

Gjatë fjalës së tij drejtuar përfaqësuesve të supermarketeve, Rama u shpreh se kjo nismë do të jetë një transparencë për qytetarët, realiteti që publikohet në sipërfaqen digjitale të telefonit, ku, sipas kryeministrit, bien ata pre e manipulimeve, gënjeshtrave dhe gjysmë të vërtetave.

“Është mbushur jeta jonë me shumë pasqyra që i kemi te sipërfaqja digjitale e telefonit dhe çfarë nuk shohim e dëgjojmë duke rënë pre e shumë manipulimeve, gënjeshtrave dhe gjysmë të vërtetave që janë gënjeshtrat më të mëdha.

Te konkurrenca e lirë dhe e ndershme qëndron nisma e përbashkët me subjekte. Besoj do të jetë lehtësim për konsumatorët, dua ndihmën e subjekteve për promovimin e nismës. Ka superoferta nga të gjitha anët. Pak hapësirë mund t'ia lini edhe 'Pasqyrës së Çmimeve'. Nuk di si mund të bashkëpunojmë që ekranet të jenë në pikat kryesore ku njerëzit mund të kërkojnë vetë për të parë se ku është produkti i tyre më i dëshiruar.

Kjo 'Pasqyrë e Çmimeve' është pjesë e konceptit më të gjerë të 'Pasqyrë Albania'.

Duam të shtojmë transparencën në çdo sektor në marrëdhënien mes shtetit, sipërmarrjes dhe qytetarit. Është mbushur jeta jonë me shumë pasqyra që i kemi te sipërfaqja digjitale e telefonit dhe çfarë nuk shohim e dëgjojmë duke rënë pre e shumë manipulimeve, gënjeshtrave dhe gjysmë të vërtetave që janë gënjeshtrat më të mëdha. Krijimi i një pasqyre ku shteti është i aksesueshëm me një klik, ku njihesh me faktet, është i domosdoshëm.

'Pasqyra e Çmimeve' është një nga këta komponentë. Është gati për t'u ndezur për qytetarët që nuk ka asgjë tjetër përveç fakteve që lidhen me produktet e shportës dhe ushqimeve që blejnë në jetën e përditshme”, tha Rama.





Lajmet e fundit nga