Dosja në GJKKO, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës, caktohet data e re
Lajmifundit
/
12 October 2026, 12:24
Politikë

Shtyhet për më 26 tetor, në orën 10:00, seanca gjyqësore ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e të pandehurve dhe e avokatëve të tyre.
Gjykata vendosi të mos gjobisë avokatët për mungesën në seancë. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin vetëm Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 26 tetor, në orën 10:00.


