Politikë

Rënia e euros, Berisha: Leku është kthyer në narkos, Shqipëria lavatriçe e parave të drogës!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros.

Berisha u shpreh se leku është kthyer në narkos.  Sipas tij, Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të drogës.

“Leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron. Leku është shndërruar në narkos, nuk do quhet më 5 mijë lekë, por do quhet narkos. Me këtë studim të Eurostat, Shqipëria shpallet de facto lavatriçja e parave të drogës mbi tokë. Paraja e madhe vjen në Shqipëri, kontejnerët me euro dhe dollarë vijnë në vendin tonë. Shqipëria e Edi Ramës rezulton më narko-shtet se çdo vend tjetër. Narko-trafikun e paguajnë qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Berisha reagoi edhe për vendimin e Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, për ngjarjet e regjistruara gjatë seancës plenare të së enjtes. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, e cilësoi atë si antiligjor dhe antikushtetues.

LEXO EDHE: Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, KQZ: Partia Demokratike nuk e mbështet zgjerimin e votimit elektronik

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si “armik të parlamentarizmit dhe protestës” dhe “narko-diktator të urryer për shqiptarët”.

Kreu i PD-së bëri të ditur se grupi parlamentar demokrat do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin e Sekretariatit të Etikës, të cilin e konsideron të pabazuar në ligj dhe në Kushtetutë.

LEXO EDHE: Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve”: Mbi 200 artikuj pjesë e kësaj nisme, çmimet nuk ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.