Dorëheqja e drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve, reagon ministria e Drejtësisë

12 Tetor 2026 | 12:46

Ministria e Drejtësisë ka dalë me një reagim në mediat sociale lidhur me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi. Ministria shkruan se Kupi ishte i përkushtuar në drejtimin e sistemit penitenciar gjatë këtyre muajve. Më tej në reagim bën me dije se ministria po vijon me proceduarat për drejtuesin e ri.

“Pranova sot dorëheqjen e z. Adriatik Kupi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Falënderoj z. Kupi për përkushtimin me të cilin drejtoi sistemin penitenciar gjatë këtyre muajve, teksa objektivi ynë është forcimi i sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të funksionojë normalisht, ndërsa procedurat për emërimin e drejtuesit të ri do të ndiqen sipas ligjit.

Puna vazhdon për një sistem penitenciar të sigurt, ku çdo person trajtohet me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të tij”, shkruan në postim ministria e Drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pasqyra e Çmimeve është unike”, Rama: Shteti bëhet i aksesueshëm vetëm me një “klik”

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij ka deklaruar se “Pasqyra e Çmimeve” dhe nis “Kurse” nis me 238 produkte në 13 kategori, duke u...
12:23 | 12/10/2026

Berisha: PD dënon deklaratat e Daçiç, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit serb, Ivica Daçiç i cili deklaroi të...
10:15 | 12/10/2026

Temperatura të ulëta dhe ditë me diell, parashikimi i motit për javën

Hakil Osmani, meteorologu i Meteoalb, në një lidhje live për Euronews, bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se kjo javë do të jetë nën...
10:07 | 12/10/2026