E hënë, 12 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha publikon studimin e EUROSTAT: Kjo do të jetë monedha më e re në vend

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar të dhënat e Eurostat ku thuhet se leku ka thyer rekord global në kursin ndaj euros në 10 vite dhe është monedha më e fortë në listën e 40 vendeve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka theksuar se ky është rekordi më i zi i të gjitha kohërave.

Reklamë

Sipas Berishës, monedha më e re tani do të jetë “narkosi”.

“Sot, në historinë e këtij vendi, shënohet rekordi më i zi i kohërave.

Reklamë

EUROSTAT shpall se leku shqiptar thyen rekordin botëror në raport me zhvlerësimin prej tij të euros dhe dollarit, por EUROSTAT është marrë me euron.

EUROSTAT ka studiuar raportin e euros me 40 monedhat kryesore të planetit.

Çfarë gjen EUROSTAT nga studimi i 40 monedhave të planetit?

Gjen se leku është monedha më e fortë në botë në raport me euron.

Gjen se euro në Shqipëri është zhvlerësuar më shumë se në çdo vend tjetër 33 për qind.

Gjen se zhvlerësimi i dytë më i madh i euros është 18 për qind dhe ky është Izraeli me ekonomi 10 herë, 15 herë më të fuqishme se të Shqipërisë.

Zhvlerësimi i tretë është Zvicra me ekonomi trilion.

Ka një zhvlerësim të lehtë me 6 për qind në Meksikë, te Sinaloa. Në Serbi me dinarin, 6 për qind.

Ka një zhvlerësim euro me dollarin e Singaporit 3 për qind.

Kurse me dy monedha të tjera, përveçse dy që mbetet pa ndryshim euro ka fituar terren.

Për shembull unë u them këtu, me sterlinën ka fituar 1 për qind.

Me dollarin e Hong-Kongut ka fituar 5 për qind.

Me koronën norvegjeze ka fituar 17 për qind. Norvegjia vetëm fondin sovran të investimeve e ka 2 triliardë euro.

Pra, çfarë kemi këtu?

Kemi transformimin përfundimtar të lekut në narkos.

Dhe sot e tutje nuk do të quhet më lek, por do të quhet narkos.

Pesë mijë narkos, kjo do të jetë monedha e re e Shqipërisë”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.