web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Tirania e drogës po shkatërron vendin"/ Berisha thirrje Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe FMN-së

12 Tetor 2026, 12:43, Aktualitet CNA

"Tirania e drogës po shkatërron vendin"/ Berisha thirrje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i quajti një rekord të zi të dhënat e Eurostat ku thuhet se leku ka thyer rekord global në kursin ndaj euros në 10 vite dhe është monedha më e fortë në listën e 40 vendeve.

Ish-kryeministri dhe lideri i opozitës ka ngritur alarmin se tirania e drogës po e shkatërron vendin dhe faturën e paguajnë shqiptarët.

Berisha i ka bërë thirrje Komisionit Europian, Bankës Botërore dhe FMN-së që të ndalen te narkoshteti shqiptar, të ngrenë zërin e tyre dhe të ndihmojnë Shqipërinë për të shpëtuar nga tirania e drogës që po shkatërron ekonominë shqiptare.

“Të gjithë faturën e kësaj e paguajnë në mënyrën më të dhimbshme qytetarët e thjeshtë shqiptarë.

Të gjithë faturën e kësaj e paguajnë në mënyrën më të dhimbshme fermerët shqiptarë.

E paguajnë në mënyrën më të dhimbshme sipërmarrësit e ndershëm shqiptarë.

I gjithë ky përfitim shkon në kontot e bosëve të drogës dhe qeveritarëve të lidhur me ta.

Ky studim dëshmon edhe njëherë se Shqipëria është lavatriçja numër 1 në botë e parave të drogës.

Unë kam një thirrje për tri institucione: Bankën Botërore, Fondin Monetar, të cilët kanë bërë një investim monetar dhe në know-how 35-vjeçar në ekonominë e Shqipërisë, dhe tani që shohin të përmbysur të gjithë ato për çka ata kanë subvencionuar dhe qëndruar, duhet të ngrenë zërin e tyre, të ndihmojnë Shqipërinë për të shpëtuar nga kjo tirani droge që po shkatërron ekonominë shqiptare.

Unë i bëj thirrje Komisionit Europian, me të cilin Shqipëria ka hapur dhe mbyllur kapituj e kapituj negociatash, të ndalet te narko-shteti.

Unë e di se ka zëra të cilët e mohojnë, por i garantoj se ata që e mohojnë nuk janë as në të mirën, as në interesin e Komisionit Europian, Bashkimit Europian, as të shqiptarëve.

Jo. Sepse pavarësisht nga fjalët, pavarësisht nga shkrimet, raportet, narko-leku është i pamëshirë ndaj ekonomisë dhe ndaj qytetarëve shqiptarë.

Dhe i siguroj që përbën rrezik shumë serioz jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Komisioni Europian është institucion themelor i Bashkimit Europian.

Ka çdo potencial dhe mundësi të ndalet në një analizë gjakftohtë, të shqyrtojë të dhënat e këtij studimi të EUROSTAT, institutit europian të statistikave.

Çdo javë e çdo muaj, Shqipëria paguan çmimin e saj, shqiptarët paguajnë çmimin e saj.

Nuk ka armik më të rrezikshëm se armiku që nuk njihet.

Dhe në fakt duhet ta pranojmë, për narko-euron kanë një meritë të veçantë gazetarë dhe publicistë shqiptarë, të cilët kanë analiza të shkëlqyera.

Por për fat të keq nuk ekzistojnë të tilla nga ata që priteshin më shumë se çdokush tjetër”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga