'Etika' merr vendimin/ Përjashton me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, deputetët: Vendim i paracaktuar nga Rama
"Sot mora vesh që veza qenka lëndë piroteknike"/ U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin ...
"Sot mora vesh që veza qenka lëndë piroteknike"/ U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin ...
Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 11 Teto...
Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi paralajmërojnë: Shmangni hapësirën ajrore t&eu...
Atentati me shpërthim në Gjirokastër/ Policia: 45 vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranë...
Ngjarja tragjike ndodhi në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center”, ku Enes Isaku dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, 26 vjeç, po qëndronin në një nga katet e sipërme të objektit.

FUSHË-KRUJË- Enes Isaku, 16 vjeç, do të përcillet këtë të hënë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së thellë të familjes, miqve dhe shokëve, të tronditur nga humbja e parakohshme e të riut, i cili punonte si kamarier gjatë fundjavave. Ngjarja tragjike ndodhi në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center”, ku Enes Isaku dhe kolegu i tij, Endri Stafuka, 26 vjeç, po qëndronin në një nga katet e sipërme të objektit.
Sipas informacioneve të raportuara, dy të rinjtë po bënin shaka me njëri-tjetrin, duke u përpjekur që njëri të zbriste në katin e parë me ashensor, ndërsa tjetri të qëndronte lart. Gjatë këtij momenti, Stafuka dyshohet se e ka shtyrë 16-vjeçarin brenda ashensorit dhe ka shtypur butonin për katin e parë.
Por, sapo dyert e ashensorit janë mbyllur, kabllot janë këputur dhe pajisja është përplasur në katin zero. Si pasojë e incidentit, Enes Isaku humbi jetën në vendngjarje. Nga këputja e kabllove rrezikoi edhe vetë 26-vjeçari Stafuka, i cili më pas u arrestua nga shërbimet e Policisë. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Ndërkohë, pak çaste para aksidentit fatal, me të njëjtin ashensor ishte ngjitur në katin e sipërm edhe pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili rezulton të jetë i afërmi i 16-vjeçarit që humbi jetën. Humbja e Enesit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të hënë./Dosja.al
Vinçesk Piroli, Kristian Imeri LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në qeli tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Y...
Vinçesk Piroli, Kristian Imeri TIRANË- Elden Tarja, Kristian (Ymeri) Shkambi dhe Vinçesk Piroli janë paraqitur këtë ...
Sokol Hoxha FIER- Sokol Hoxha i ekstraduar nga SHBA-ja ka mbërritur në gjykatën e Fierit, nën masa të rrepta ...
Beqir Devolli GJIROKASTËR- Familjarët e Beqir Devollit, 45-vjeçarit që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjir...
Mirlinda Karçanaj TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë...
foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujë...
TIRANË- Greta Gjoci, nënë e një foshnjeje tremuajshe, u dërgua më 5 tetor në burgun e Pojskës në Pogradec, pasi G...
foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti me ashensorin në një restorant n&eum...
Adriatik Kupi TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh...
Egli Proga KORÇË- Seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në lidhje me vrasjen e E...