• Kontakt
Monday, October 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, 27 nëntori afati për apelimin e aktgjykimit, çfarë parashikon procedura

13:02 : 12/10/2026
në RAJONI

Beteja juridike për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vijon edhe pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

Palët po përgatiten për fazën e apelimit, ndërsa 27 nëntori është afati i përcaktuar për të njoftuar nëse do të kundërshtojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Çështja ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ndodhet në një fazë të rëndësishme procedurale, teksa ekipet e Mbrojtjes dhe palët e tjera përgatiten për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Fillimisht, njoftimi për apelim duhej të dorëzohej deri në mesin e tetorit, por Paneli i Apelit vendosi ta shtyjë afatin deri më 27 nëntor, pas një kërkese të paraqitur nga Mbrojtja.

Shtyrja u argumentua me kompleksitetin e çështjes dhe faktin se ekipet mbrojtëse nuk e kishin marrë ende aktgjykimin e përkthyer në gjuhën shqipe, shkruan klankosova.

Lexo edhe:

Ligji i ri për Specialen, a do të kthehet katërshja e UÇK-së në Kosovë?

Kurti: Ta heqim presionin e zgjedhjes së presidentit dhe të fokusohemi te krerët e UÇK-së

Sipas një përgjigjeje të Dhomave të Specializuara për RTK-në, deri në momentin e raportimit nuk kishte parashtresa publike që të tregonin se ndonjëra prej palëve kishte dorëzuar njoftimin për apelim apo kishte përcaktuar pjesët e aktgjykimit që synon të kundërshtojë.

Çfarë mund të shqyrtohet në Apel?

Procedura formale e apelimit nis me dorëzimin e njoftimit për apelim. Paneli i Apelit mund të shqyrtojë pretendime për gabime në zbatimin e ligjit, në vlerësimin e fakteve apo në caktimin e dënimit.

Gjatë kësaj faze, palët mund të kërkojnë edhe paraqitjen e provave shtesë, duke përcaktuar gjetjet faktike të Trupit Gjykues me të cilat lidhen ato prova.

Në përfundim të shqyrtimit, Paneli i Apelit ka disa mundësi vendimmarrjeje: të lërë në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë, ta rrëzojë ose ta ndryshojë atë. Në rrethana të përshtatshme, mund të urdhërojë gjithashtu rigjykimin e çështjes nga Trupi Gjykues.

Ndërkohë, në rastet kur kundërshtimi lidhet vetëm me masën e dënimit, procedura deri në marrjen e një vendimi mund të përfundojë brenda një afati më të shkurtër.

Afati i 27 nëntorit pritet të jetë një moment kyç për ecurinë e mëtejshme të procesit, pasi do të përcaktojë nëse dhe në çfarë aspektesh aktgjykimi i shkallës së parë do të kundërshtohet në instancën e Apelit.

Etiketa: aktgjykimiapelimiuck

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Ligji i ri për Specialen, a do të kthehet katërshja e UÇK-së në Kosovë?

20:25 : 09/10/2026
AKTUALITET

Kurti: Ta heqim presionin e zgjedhjes së presidentit dhe të fokusohemi te krerët e UÇK-së

15:58 : 06/10/2026
RAJONI

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

11:27 : 05/10/2026
RAJONI

Protestë sot në Berlin me moton “Jo në emrin tim”

08:55 : 04/10/2026
RAJONI

“Liria ka emër”/ Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

14:07 : 01/10/2026
RAJONI

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë kundër vendimit të Hagës

09:13 : 01/10/2026

TË GJITHA

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, 27 nëntori afati për apelimin e aktgjykimit, çfarë parashikon procedura

13:02 : 12/10/2026

Berisha kundër numërimit elektronik të votave: Nuk e pranojmë në asnjë bashki, është përfshirë edhe SHISH

12:48 : 12/10/2026

Nobeli në Ekonomi për dy amerikanët që revolucionarizuan teoritë kundër krizave ekonomike

12:37 : 12/10/2026

“Shqipëria, lavatriçja nr.1 në botë e parave të drogës”- Berisha thirrje KE: Shiko narkoshtetin

12:30 : 12/10/2026

Rama paralajmëron supermarketet: Gjobë nëse spekulohet me çmimet

12:29 : 12/10/2026

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit

12:18 : 12/10/2026

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, ja kur do të mbahet seanca e radhës

12:10 : 12/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com