Ministria e Drejtësisë ka dalë me një reagim në mediat sociale lidhur me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi. Ministria shkruan se Kupi ishte i përkushtuar në drejtimin e sistemit penitenciar gjatë këtyre muajve. Më tej në reagim bën me dije se ministria po vijon me proceduarat për drejtuesin e ri.
“Pranova sot dorëheqjen e z. Adriatik Kupi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Falënderoj z. Kupi për përkushtimin me të cilin drejtoi sistemin penitenciar gjatë këtyre muajve, teksa objektivi ynë është forcimi i sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon të funksionojë normalisht, ndërsa procedurat për emërimin e drejtuesit të ri do të ndiqen sipas ligjit.
Puna vazhdon për një sistem penitenciar të sigurt, ku çdo person trajtohet me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të tij”, shkruan në postim ministria e Drejtësisë.
Lini një Përgjigje