Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët ku gjatë monitorimit në 24-orët e fundit u vendosën 78 gjoba për shkelje të rregullave.

Policia njofton se kontrollet kanë qenë kanë si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, duke evidentuar këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën dhe kalojnë rrugën në vende të palejuara.

Policia Rrugore u bën apel qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes, të përdorin vijat e bardha dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur aksidentet.

Kontrollet në terren do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.