Sekretariati i etikës vendosi përjashtimin me 60 ditë kalendarike nga punimet parlamentare të dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve të shkaktuar gjatë votimit të hartës së re administrative-territoriale, ku u hodh vezë dhe ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të tjerë socialistë. Sipas deputetëve të Partisë Demokratike, ky vendim nuk është i pabzuar në ligj dhe rregullore, dhe për pasojë është abuziv dhe i papranueshëm.