Kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët, 78 gjoba në Tiranë
Policia Rrugore e Kryeqytetit ka intensifikuar kontrollet në terren gjatë 24 orëve të fundit, me fokus të veçantë te ndëshkimi i këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë vendosur 78 gjoba ndaj këmbësorëve që kanë kaluar rrugën në vende të palejuara ose kanë shkelur sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Tiranës thekson se ky aksion synon rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën e qytetarëve.
“Tiranë/ Policia Rrugore kontrolle për respektimin e rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Gjatë 24-orët e fundit u vendosën 78 masa administrative.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë 24-orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga ana e këmbësorëve, duke respektuar sinjalistikën rrugore, përdorur vendkalimet e përcaktuara dhe shmangur kalimin e rrugës në vende të palejuara.
Kontrollet do të vijojnë në funksion të rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së jetës së të gjithë përdoruesve të rrugës”, njofton policia.
Ministri Hoxha: Shqipëria e angazhuar në mënyrë të palëkundur në paqe! Dënojmë Iranin dhe sulmet e tyre
E rëndë në Devoll, gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e Bilishtit
Dorëheqja e drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve, reagon ministria e Drejtësisë
- 13:08 Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar
- 13:00 Ministri Hoxha: Shqipëria e angazhuar në mënyrë të palëkundur në paqe! Dënojmë Iranin dhe sulmet e tyre
- 12:58 E rëndë në Devoll, gjendet e mbytur një 82-vjeçare në rezervuarin e Bilishtit
- 12:52 Dodik: Kërkova largimin e Schmidtit nga Bosnja gjatë bisedimeve me administratën Trump për heqjen e sanksioneve
- 12:46 Dorëheqja e drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve, reagon ministria e Drejtësisë
- 12:34 Kremlini refuzon propozimin e Zelensky-t për 60 ditë armëpushim për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë