Akordi Trump-Putin për naftën, Gjermania kërkon më shumë presion ndaj Rusisë

12 Tetor 2026 | 13:16

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, bëri thirrje të dielën, më 11 tetor, për shtimin e presionit ndaj presidentit rus Vladimir Putin, pas marrëveshjes së presidentit amerikan Donald Trump me Rusinë për furnizimin me naftë dhe deklaratave të tij për ndryshimin e udhëheqjes në Ukrainë.

“Evropa ka nevojë për stabilitet. Kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fuqimisht në krah të Ukrainës. Duhet të mbështesim gjithashtu qeverinë dhe t’i japim presidentit mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrave të tij të vështira”, deklaroi Wadephul, ndërsa në Berlin mblidhje Kryesia e CDU-së, Unionit Kristian-Demokrat.

Kreu i diplomacisë gjermane theksoi se Evropa duhet të tregojë vendosmëri dhe qartësinë mbështetjen e Ukrainës.

“Nuk na duhet më pak, por më shumë presion ndaj Putinit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm të negociojë. Ky është prioriteti i momentit dhe qeveria gjermane i qëndron këtij qëndrimi”, u shpreh Wadephul.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili vizitoi Kievin fundjavën e kaluar, ka përsëritur se Gjermania nuk do ta reduktojë mbështetjen për qeverinë ukrainase, ndërsa vijon të jetë donatori më i madh evropian i Ukrainës. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Nuk duhet t’i nënshtrohemi kërcënimit rus

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha këtë të hënë se nuk duhet t’i nënshtrohen kërcënimit rus, duke iu përgjigjur një sërë vendimesh dhe deklaratash të homologut...
12:33 | 12/10/2026

Të shtëna me armë në një shkollë në Francë, 14-vjeçari plagos drejtorin dhe një mësues

Dy mësues u plagosën nga të shtënat me armë këtë mëngjes në një shkollë në Oban, pranë Marsejës në Francë, tha Ministri i Arsimit Edouard...
11:48 | 12/10/2026

Marta Kos kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen: Janë të papranueshme

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kundërshtuar ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se ato bien ndesh...
10:24 | 12/10/2026