POLITIKË /

"Biznesmenët izraelitë po investojnë", Hoxha-ministrit izraelit: Po bëjmë dy muze për ju në Vlorë dhe Tiranë

Shkruar nga Versus

"Biznesmenët izraelitë po investojnë", Hoxha-ministrit

Pas firmosjes së marrëveshjes për Bashkëpunim të Përgjithshëm mes Izraelit dhe Shqipërisë për kontrata me kompanitë izraelite në të gjitha fushat, ministri Ferit Hoxha dhe homologu i tij izraelit Gideon Sa’ar mbajtën një konferencë për mediat.

Duke folur në anglisht Hoxha tha se gjithmonë e më shumë biznesmenë izraelitë po shfaqin interes për të investuar në Shqipëri në sektorë të shumtë.

“Partneriteti ynë po zgjerohet në fushën ekonomike. Na inkurajon interesi në rritje i bizneseve dhe investuesve izraelitë për Shqipërinë sa i takon infrastrukturës së agrobiznesit, teknologjis, informacionit, energjitikës dhe shëndetësisë. Rritja e turizmit është shndërruar në një urë lidhëse për dy vendet tona”- tha Hoxha.

Ndërsa më tej informoi ministrin izraelit se po ndërtohen dy muze në Tiranë dhe Vlorë për të mbajtur gjallë lidhjet historike mes popullit shqiptar dhe atij hebre.

“Pata kënaqësinë që ta informoja ministrin se që ta mbajmë gjallë këtë kujtesë Shqipëria po çon përpara dy projekte shumë të rëndësishme muzeun Besa në Tiranë dhe muzeun hebraik në qytetin e Vlorës. Këto dy institucione do shërbejnë si qendra edukimi dhe kulture që kremtojnë lidhjet historike mes popujve tanë dhe njohin e vlerësojnë kontributin e komunitetit hebre në shoqërinë shqiptare”- shtoi ministri. Versus.al

Poll